VIDEO / Dhjetëra policë në banesë, momenti i arrestimit të të dënuarve për lëndë narkotike

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të dy personave, njëri i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tjetri i akuzuar për të njëjtën vepër penale. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u kapën në qytetin e Vlorës shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar. Të […]

Korrik 5, 2024 - 14:35
 0
VIDEO / Dhjetëra policë në banesë, momenti i arrestimit të të dënuarve për lëndë narkotike

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të dy personave, njëri i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tjetri i akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u kapën në qytetin e Vlorës shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar. Të arrestuarit janë Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, që e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; dhe shtetasi me inicialet J. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.