Starmer kryeministër i Britanisë, udhëheqësi i laburistëve merr detyrën: Punë urgjente për ndryshimin

Kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare me një rezultat dërrmues,

Korrik 5, 2024 - 14:35
 0
Starmer kryeministër i Britanisë, udhëheqësi i laburistëve merr detyrën: Punë urgjente për ndryshimin

Kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare me një rezultat dërrmues, Starmer i puthi duart madhërisë së tij Mbretit Charles mesditën e kësaj të premteje, për të vijuar detyrën në krye të qeverisë së Londrës për 5 vitet e ardhshme.

Në adresimin e tij të parë si kryeministër, Starmer falënderoi votuesit dhe tha se qeveria e tij nuk do të humbasë asnjë minutë kohë për të nisur punën.

“Ju na keni dhënë një mandat të qartë dhe ne do ta përdorim atë për të ofruar ndryshime. Për të rikthyer shërbimin dhe respektin ndaj politikës. Fundi i epokës së performancës së zhurmshme ka mbaruar. Puna jonë është urgjente dhe ne do të fillojmë që sot”, deklaroi Starmer.

Sipas procedurës, përpara Starmer, në Buckingham Palace mbërriti Rishi Sunak i cili dha dorëheqjen për ti hapur rrugën pasardhësit të tij. Në daljen e tij të fundit nga Douning Street, Sunak kërkoi falje dhe mori të gjithë përgjegjësinë e humbjes.

“Vendit, dua t’i them më vjen keq. I kam dhënë gjithçka kësaj pune por ju keni dërguar një mesazh të qartë që qeveria duhet të ndryshojë, dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. E kam dëgjuar mërzitjen dhe zhgënjimin tuaj dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje”, tha Sunak.

Rishi Sunak konfirmoi se do të japë dorëheqjen edhe nga drejtimi i Partisë.

Konservatorët shënuan humbjen më të thellë ndonjëherë në historinë e tyre. Të gjithë kryeministrat e kësaj partie në pushtet që nga viti 2010, përfshirë David Cameron, Theresa May, Boris Johnson dhe Lizz Truss, nuk arritën të sigurojnë as vendet e tyre në parlament.

Që nga referendumi i llogaritur gabim i David Cameron për Brexit, skandali famëkeq i Boris Johnson gjatë kohës së pandemisë, minibuxheti katastrofik i Lizz Truss, dhe gabimet e marrëdhënieve publike të Rishi Sunak, duket se janë arsyet e qarta pse elektorati iu kthye laburistëve pas 14 vitesh.

Te gjithë këta faktorë shkaktuan krizë ekonomike e cila u thellua edhe më shumë nga Covid 19, lufta në Ukrainë dhe çështja e emigrantëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.