Vrau gruan dhe i hodhi trupin në lumë, gjykata dënon autorin me burg të përjetshëm

Një shtetas, Aminan Rahman në Londër mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë në 29

Korrik 5, 2024 - 16:15
 0
Vrau gruan dhe i hodhi trupin në lumë, gjykata dënon autorin me burg të përjetshëm

Një shtetas, Aminan Rahman në Londër mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë në 29 prill të vitit të shkuar.

Mediat e huaja raportojnë se i riu është shpallur fajtor në gjyqin e djeshëm duke u dënuar me burg të përjetshëm. Ngjarja e rëndë është dëshmuar dhe nga fëmijët e çiftit, të cilët ishin prezent gjatë krimit.

Për të mbuluar gjurmët  e krimit Rahman kishte futur trupin e 24-vjeçares në një valixhe dhe hedhur në lumin Lea, degë e lumit Tamiz. Valixhja me trupin e Suma ishte gjetur dhjetë ditë më vonë nga punonjës pastrimi në brigjet e lumit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.