Pas divorcit me mjekun, Diola Dosti nuk e fsheh lumturinë, flet për lidhjen me biznesmenin: Dashuri e maturuar

Diola Dosti, ish banorja e BBV ka folur së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë me Erolld Belegun. Diola tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj dhe e quan ndjenjën midis tyre dashuri e “maturuar”. Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të […]

Korrik 5, 2024 - 17:35
 0
Pas divorcit me mjekun, Diola Dosti nuk e fsheh lumturinë, flet për lidhjen me biznesmenin: Dashuri e maturuar

Diola Dosti, ish banorja e BBV ka folur së fundmi për lidhjen e saj të dashurisë me Erolld Belegun. Diola tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj dhe e quan ndjenjën midis tyre dashuri e “maturuar”.

Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.

Ajo tha se e ka kuptuar menjëherë kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda së bashku.

E pyetur në emision se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV Diola tha se edhe pse nuk dalin për dreka apo darka bashkë ruajnë një komunikim mjaft të mirë .
“Kemi qenë një familje aty brenda, nuk mund ti shoh me një sy tjetër ish-familjarët e mi”-përfundon ajo.

Kujtojmë që Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda sepse ai e tradhtoi sipas nutricionistes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.