EMRAT/ Aksidenti misterioz në Itali, humbin jetën bashkëshortët! Hetuesit dyshojnë se burri e kishte vrarë gruan para se të binin në lumë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Casalmaggiore, ku një makinë përfundoi në lumin “Po” dhe për pasojë humbën

Korrik 5, 2024 - 17:55
 0
EMRAT/ Aksidenti misterioz në Itali, humbin jetën bashkëshortët! Hetuesit dyshojnë se burri e kishte vrarë gruan para se të binin në lumë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Casalmaggiore, ku një makinë përfundoi në lumin “Po” dhe për pasojë humbën jetën një çift.

Por pas hetimeve të para dyshohet se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm, dhe burri (drejtuesi i mjetit) e ka drejtuar qëllimisht makinën drejt lumit.

Sipas mediave italiane viktima kanë mbetur Stefano Del Re dhe Lorena Vezzosi, 53 dhe 51 vjeç, me origjinë nga Casalasco dhe banuese në Sant’Arcangelo di Romagna.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë është parë që gruaja ka qenë e pafuqishme para se makina të përfundonte në lumë, ndërsa pas rënies së mjetit, shihet burri që tenton të dalë nga dritarja duke u kapur pas një varke.

Sipas dëshmitarëve marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar dukshëm kohët e fundit, prandaj dyshohet se gruaja mund të jetë vrarë para aksidentit nga burri, dhe më pas ai është hedhur bashkë me mjetin në lumë.

Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekje. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.