Çelet thirrja e strehimit social, përfitojnë 847 familje në 22 bashki, për të riparuar çatinë apo izoluar muret

Nëse jeni emigrant i rikthyer në vendlindje, minoritet Rom e Egjiptian apo person që trajtohet me ndihmë ekonomike mund të riparoni falas çatinë ose të vishini muret e shtëpisë. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Projektin e Investimeve të Strehimit Social për përmirësimin e kushteve të banimit, duke përfshirë izolim çatie, […]

Korrik 5, 2024 - 18:30
 0
Çelet thirrja e strehimit social, përfitojnë 847 familje në 22 bashki, për të riparuar çatinë apo izoluar muret

Nëse jeni emigrant i rikthyer në vendlindje, minoritet Rom e Egjiptian apo person që trajtohet me ndihmë ekonomike mund të riparoni falas çatinë ose të vishini muret e shtëpisë. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Projektin e Investimeve të Strehimit Social për përmirësimin e kushteve të banimit, duke përfshirë izolim çatie, dyer, dritare dhe punime të tjera.

“Në dhjetor të vitit 2023 u hap thirrja për 61 në vend nga ku shprehën interes 30 prej tyre. Më pas u ngrit një grup pune që shqyrtoi projektet zë më zë për të arritur në përfundimin se cilat bashki përmbushnin kushtet për të përfituar. Në total rezultuan 22 bashki fituese”, shprehet Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

Bashkitë përfituese nisin me Shkodrën e Lezhën në veri, për të zbritur në Rrogozhinë e Librazhd. Pjesa tjetër bashkive gjenden kryesisht në jug-lindje të vendit. Familje me kryefamiljar të moshuari pa përkrahje dhe persona me aftësi të minoritetet do të kenë më shumë përparësi, ndjekur nga familjet me ndihmë ekonomike, komunitetet dhe familje me një prind apo me gra kryefamiljare.

“Aplikimi nga ana e qytetarëve duhet të bëhet në bashkinë ku ata janë të regjistruar. Kryesisht ne prekim banesa në zona informalë, në qytete dhe fshatra ku duhet dhe kërkohet vëmendje më e veçantë për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky është një program bën rregullin e atyre banesave nuk i kanë kushtet e duhura”, tha Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

Fondi në dispozicion këtë vit është përllogaritur në masën e 490 milionë lekëve. Në raport me një vit më parë ai rezulton të jetë zgjeruar me 170 milionë lekë apo 53 për qind. Po sa para do të mund të përfitojnë familjet për të riparuar banesat e tyre?

“Varet ka numri i anëtarëve që përbëhet familja. Shuma e financimit shkon nga 8 e deri në 16 milionë lekë për shembull për komunitetin rom dhe egjiptian”, tha Grabovaj.

Për të përfituar nga programi i strehimit social, qytetarët mund të aplikojnë në portalin qeveritar E-Albania. Brenda vitit pritet të përfundojë riparimi i të gjitha banesave të atyre që do të shpallen përfitues.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.