LIVE/ Spanjë-Gjermani, finalja e parakohshme e Euro 2024, Pedri del nga fusha i dëmtuar

Sot fillon faza çerekfinale e Euro 2024 me dy sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme. Gjermania, organizatore e eventit, do

Korrik 5, 2024 - 18:55
 0
LIVE/ Spanjë-Gjermani, finalja e parakohshme e Euro 2024, Pedri del nga fusha i dëmtuar

Sot fillon faza çerekfinale e Euro 2024 me dy sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme.

Gjermania, organizatore e eventit, do të përballet me Spanjën, teksa sfida tjetër është Francë-Portugali.

Bilanci i ndeshjeve Spanjë-Gjermani, përfshirë miqësoret, është si më poshtë: tetë fitore spanjolle, nëntë barazime dhe nëntë fitore gjermane në 26 ndeshje.

Në ndeshjet zyrtare: katër fitore për Spanjën, katër barazime dhe katër fitore për Gjermaninë.

Kujtojmë se Spanja nuk ka humbur në një ndeshje zyrtare kundër Gjermanisë që nga viti 1988.

Të dyja ekipet kanë rreshtuar yjet në fushë duke filluar nga Rodri, Pedri, Yamal e Nico Williams për Spanjën dhe Musiala, Kroos e Kimmich për gjermanët.

Formacionet:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Kimmich, Kroos, Emre Can, Gündogan, Musiala, Sané, Havertz

Spanja: Unai Simón, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabián, Lamine, Nico Williams, Morata.

Live

Min 39 Spanja ushtron presion, Dani Olmo humbet një rast të mirë

Min 35 Havertz humbet rastin më të mirë, Simon heroi i Spanjës

Min 30 Le Normand shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë

Min 25 Goditje dënimi për gjermanët, asnjë rrezik për portën e iberikëve

Min 23 Laporte godet me të majtë, topi shkon në duart e Neuer

Min 21 Havertz godet drejt portës me kokë, pret Unai Simon

Min 17 Fabian Ruiz godet topin nga jashtë zone, përfundon sipër kuadratit të Neuer

Min 14 Goditje dënimi për Spanjën, Yamal dërgon topin jashtë

Min 8 Pedri lë fushën i dëmtuar, e zëvendëson Dani Olmo.

Min 1 Spanja rrezikon gjermanët, goditja e Pedrit pritet nga Neuer

Min 1 Fillon ndeshja

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.