Euro 2024/ Kualifikimi në fazën eliminatore, futbollistët turq festuan me 300 doner

Një pronar i një dyqani të qebapeve në Hanover mbeti i habitur pasi përfaqësuesja turke porositi 300 doner për të festuar suksesin e tyre në europian. Turqia ka qenë një nga suprizat e turneut pasi nesër takohet në çerekfinale kundër Holandës. Turqit fituan dy nga tre ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, duke mundur […]

Korrik 5, 2024 - 20:15
 0
Euro 2024/ Kualifikimi në fazën eliminatore, futbollistët turq festuan me 300 doner

Një pronar i një dyqani të qebapeve në Hanover mbeti i habitur pasi përfaqësuesja turke porositi 300 doner për të festuar suksesin e tyre në europian.

Turqia ka qenë një nga suprizat e turneut pasi nesër takohet në çerekfinale kundër Holandës.

Turqit fituan dy nga tre ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, duke mundur Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke ndërsa humbën ndaj Portugalisë.

Kjo bëri që Turqia të përballet me Austrinë në 1/16, me skuadrën e Ralf Rangnick, e cila shihej si favoritja e takimit.

Por turqit përmbysën parashikimet me një fitore 2-1 dhe tani janë vetëm tre fitore larg për t’u shpallur Kampionë Europe.

Arritjen në fazën e eliminimit ata e kanë festuar në mënyrë të veçantë.

Pas përfundimit të ndeshjeve në Grupin F, Bild raporton se turqit telefonuan një qebaptore lokale për të bërë një porosi jashtëzakonisht të madhe.

“Lister Doner” me bazë në Hanover iu kërkua të përgatiste 300 kebapë për tri orë.

Pronari ishte shumë i lumtur që të mbushte fugonin me qebap përpara se të nisej për në bazën e ekipit të Turqisë në hotelin e tyre aty pranë.

Më pas ai përgatiti mbi 100 kg mish për qebapin.

Kanë qenë rreth 150 njerëz, duke filluar nga lojtarët te trajnerët dhe anëtarët e tjerë të stafit, që konsumuan 300 qebapët.

Raportohet se një futbollist i pangopur hëngri tre qebapë.

Por festa e shijshme nuk u “ra rëndë” lojtarëve pasi nuk e ngadalësoi Turqinë që të triufonte ndaj Austrisë.

Pas ndeshjes me Austrinë u krye një tjetër porosi e madhe me qebapë por furgoni i ‘Lister Doner’ ishte i padisponueshëm në atë kohë, duke i lënë lojtarët e Turqisë “duarbosh” dhe të “uritur”.

Pronari i ‘lister Doner’, Daldar Junaid tha për mediat: Më telefonuan dhe dikush tha që ishte menaxher i ekipit të Turqisë dhe donin të porosisnin 300 qepabë dhe i donin për tri orë. Mezi e besova. Ata i ftuan të gjithë. Vetëm stafi përbëhej nga 150 persona, plus sigurimin, policinë, personelin e hotelit, të gjithë. Lojtarët u kënaqën. Njëri ka ngrënë tre qebapë. Por nuk do të them kush, është sekret profesional! Ishte mbi 100 kilogramë mish. Hellin për të pjekur mishin u deyruan ta vendosin në shpejtësinë maskimale. Tetë lojtarë të kombëtares ishin njëherë njëkohësisht në dyqanin tim. Edhe gjatë fazës së grupeve.

Marrë nga “The Sun”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.