Vetëm njëra do të kalojë në gjysmëfinale, mësoni formacionet zyrtare të duelit Portugali-Francë

Portugalia do të përballet kundër Francës në Hamburg, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Luzitanët vijnë në këtë sfidë nga një kualifikim i vështirë kundër Sllovenisë, ku u deshën penalltitë për të shpallur fituesin. 30 minuta më shumë në këmbët e futbollistëve mund të jenë vendimtare në aspektin fizik në këtë […]

Korrik 5, 2024 - 20:50
 0
Vetëm njëra do të kalojë në gjysmëfinale, mësoni formacionet zyrtare të duelit Portugali-Francë

Portugalia do të përballet kundër Francës në Hamburg, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024.

Luzitanët vijnë në këtë sfidë nga një kualifikim i vështirë kundër Sllovenisë, ku u deshën penalltitë për të shpallur fituesin. 30 minuta më shumë në këmbët e futbollistëve mund të jenë vendimtare në aspektin fizik në këtë sfidë që nuk duhet të tolerohet as gabimi më i vogël. Kristiano Ronaldo kërkon akoma golin e parë në këtë Europian dhe ndoshta e ka ruajtur për t’i dhënë një surprizë popullit të tij dhe t’ua bëj nën kampionëve të botës.

“Gjelat” nga ana tjetër arritën të kualifikoheshin duke mundur minimalisht Belgjikën me rezultatin 0-1. Ekipi i Deshmaps ka treguar shenja jo të mira gjatë këtyre ndeshjeve të para, ku mezi kaluan grupin dhe më pas nuk ishin të qartë para portës me belgët. Ata duhet të tregojnë sot se pse quhen si një nga pretendentët për fitimin e trofeut, dhe duhet ta bëjnë këtë gjë përballë një ekipi të “etur” për trofe, siç është Portugalia.

FORMACIONET ZYRTARE

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.