Trafikonte emigrantë të jashtëligjshëm, pranga shqiptarit në Slloveni

Arrestohet një kontrabandist shqiptar në Slloveni. Dje, më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një mjet Nissan, një shtetas shqiptar 24 vjeç. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të […]

Korrik 5, 2024 - 21:05
 0
Trafikonte emigrantë të jashtëligjshëm, pranga shqiptarit në Slloveni

Arrestohet një kontrabandist shqiptar në Slloveni. Dje, më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një mjet Nissan, një shtetas shqiptar 24 vjeç.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.

Drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim. Të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.