Ndeshja e fundit në karrierë, Toni Kroos e mbyll me futbollin e luajtur!

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kroos , i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë! Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kroos , do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë. Edhe […]

Korrik 5, 2024 - 21:40
 0
Ndeshja e fundit në karrierë, Toni Kroos e mbyll me futbollin e luajtur!

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kroos , i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë! Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kroos , do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kroos , nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar.

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.

Nderime speciale Toni Kroos mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.