Detaje nga ngjarja në Fier/ E vrau nga xhelozia! 23-vjeçari bashkëjetonte me gruan e autorit

Një krim i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, ku një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruyas së

Korrik 5, 2024 - 22:55
 0
Detaje nga ngjarja në Fier/ E vrau nga xhelozia! 23-vjeçari bashkëjetonte me gruan e autorit

Një krim i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, ku një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruyas së tij në lagjen “Kushtrimi”.

23-vjeçari Xh.B ka ndërruar në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë që është vënë në pranga 39-vjeçari Xhuliano Miho.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shak i këtij krimi të rëndë është bërë xhelozia. 23-vjeçari Xhimi Bakaj prej disa kohësh jetonte me ish-gruan e Xhuliano Mihos me të cilën ky i fundit ishte divorcuar dhe kishin dy fëmijë

Miho dhe Baka janë takuar në rrugë dhe pas një debati mes tyre 39-vjeçari e ka goditur tre here më thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në trup.

Pavarësisht se 23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ai nuk ka mundur të jetëojë për shkam të plagëve të marra.

Njoftimi:

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.