Përmbytet varka me emigrantë, mbi 80 viktima

Autoritetet në Mauritania kanë gjetur të paktën 89 trupa në brigjet e vendit pasi një varkë me emigrantë u mbyt. Rruga e ndjekur nga

Korrik 5, 2024 - 23:20
 0
Përmbytet varka me emigrantë, mbi 80 viktima

Autoritetet në Mauritania kanë gjetur të paktën 89 trupa në brigjet e vendit pasi një varkë me emigrantë u mbyt.

Rruga e ndjekur nga emigrantët përgjatë bregut të Afrikës Perëndimore për të arritur në Ishujt Kanarie dhe Spanjë është një nga më vdekjeprurësit në botë.

Sipas agjencisë Mauritaniane, nëntë persona u shpëtuan , përfshirë një vajzë pesëvjeçare. Gjithsej 170 emigrantë ishin në bordin e varkës .

Pothuajse 5,000 emigrantë vdiqën në det në pesë muajt e parë të 2024 duke u përpjekur të arrinin arkipelagun spanjoll.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.