FOTO/ Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në Fier, u vra nga ish-burri i të dashurës

Xhimi Bakaj vetëm 23-vjeç humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Miho, për fajin e vetem se

Korrik 5, 2024 - 23:45
 0
FOTO/ Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në Fier, u vra nga ish-burri i të dashurës

Xhimi Bakaj vetëm 23-vjeç humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Miho, për fajin e vetem se pse kishte nisur bashkëjetesën me ish-gruan e autorit.

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Bakaj i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditjet e thikës së Mihos.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ish-gruaja e Mihos me të cilën kishte dy fëmijë, ishte larguar nga banesa pak kohë më parë dhe kishte nisur bashkëjetesën me 23-vjeçarin.

Ndërkohë që takimi i sotëm në rrugë mes dy “rivalëve në dashuri” ka rezultuar fatal për 23-vjeçarin Bakaj.

Pas një sherri verbal mes tyre Miho ka nxjerrë thikën dhe  eka goditur tre herë. I riu u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë ëpr shkak të plagëve të marra.

Njoftimi:

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.