“Me zor po mbaj lotët”, Nagelsman i zhgënjyer pas humbjes dramatike

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman ka qenë mjaft i mërzitur aps humbjes dramatike përballë Spanjës. Nageslman deklaroi se me zor po mbante

Korrik 5, 2024 - 23:55
 0
“Me zor po mbaj lotët”, Nagelsman i zhgënjyer pas humbjes dramatike

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman ka qenë mjaft i mërzitur aps humbjes dramatike përballë Spanjës.

Nageslman deklaroi se me zor po mbante lotët nga dhimbja.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “ARD”, timonieri i “panzerave” deklaroi:

Po mbaj lotët me zor. Kur lojtarët flasin për javët e fundit që kemi kaluar, është gjithçka shumë emocionuese. Një periudhe speciale i erdhi fundi. 

Ne u kthyem mirë në lojë, reaguam mirë, ishim shumë më afër golit të fitores sesa spanjollët. 

Kjo të dhemb pasi do të na duhet të presim dy vite për të bërë më mirë. Dhe me shumë mundësi unë nuk do të luaj një turne në shtëpi ndonjëherë tjetër në karrierën time. 

Ne krijuam një lidhje të madhe me njerëzit në vend. Ne kthyem njerëzit para TV-së siç nuk kishin bërë në vitet e fundit. Kjo është diçka që do të marrim me vete. Por ne do të kishim dashur të kishim edhe një javë tjetër. 

Nëse do të ishim paraqitur keq dhe të ishim eliminuar, ne nuk do të ishim duke mbajtur me vështirësi lotët tani. 

Tani do të ulem me ekipin të shtunën të diskutojmë. Unë sinqerisht nuk e di çfarë është planifikuar, nuk i kishim bërë llogaritë se do të eliminoheshim”, deklaroi Nagelsman.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.