“Nëse zbret Zoti dhe më thotë do dal nga gara”, Biden hedh poshtë shqetësimet për aftësinë mendore

Presidenti Joe Biden, në një intervistë me spikerin e ABC News, George Stephanopoulos, pranoi se debati i javës së kaluar me Donald Trump ishte një “episod

Korrik 6, 2024 - 08:55
 0
“Nëse zbret Zoti dhe më thotë do dal nga gara”, Biden hedh poshtë shqetësimet për aftësinë mendore

Presidenti Joe Biden, në një intervistë me spikerin e ABC News, George Stephanopoulos, pranoi se debati i javës së kaluar me Donald Trump ishte një “episod i keq”, por mbrojti me kokëfortësi kandidaturën e tij.

Stephanopoulos, gjatë 22 minutave, i bëri presion Bidenit në mënyrë të përsëritur jo vetëm për performancën e tij në debat kundër Donald Trump, por edhe për raportet se gabimet e tij janë bërë gjithnjë e më të zakonshme këto muajt e fundit, dhe për atë që Biden do të ishte i gatshëm të bënte për sigurinë e popullit amerikan.

A jeni i njëjti burrë sot  me atë që ishit kur morët detyrën tre vjet e gjysmë më parë? 

“Për sa i përket sukseseve, po,” u përgjigj Biden.

“Unë isha gjithashtu personi që hartoi një plan paqeje për Lindjen e Mesme që mund të realizohej. Unë isha gjithashtu personi që zgjeroi NATO-n. Unë isha personi që rriti ekonominë. Të gjitha gjërat individuale që u bënë ishin idetë që kisha apo i përmbusha”.

A e kundërshtoni se ka pasur më shumë gabime, veçanërisht në muajt e fundit?

“Unë jam ende në formë të mirë,” tha Biden.

Stephanopoulos vazhdoi duke e pyetur: “A je më i dobët?”

“Jo,” tha Biden, prerë.

Kjo është intervista e tij e parë televizive që nga debati i 27 qershorit. ABC News kontaktoi Trumpin për t’i ofruar atij një mundësi ekuivalente interviste, por ekipi i tij nuk pranoi.

Stephanopoulos tha se pyetja në mendjen e shumë amerikanëve është nëse Biden do të ishte në gjendje të shërbente në mënyrë efektive nëse rizgjidhet për një mandat të dytë. Nëse zgjidhet, Biden do të ishte 86 vjeç në fund të mandatit të dytë.

A keni kapacitetin mendor dhe fizik për ta bërë atë edhe për katër vjet të tjera?

“Unë besoj se po. Unë nuk do të kandidoja nëse nuk do të mendoja se do të bëja,” tha Biden.

“Shiko, unë po kandidoj përsëri sepse mendoj se e kuptoj më së miri se çfarë duhet bërë për ta çuar këtë komb në një nivel krejtësisht të ri. Ne jemi në rrugën tonë. Po, jam, sepse, George, gjëja e fundit që dua të bëj është të mos jem në gjendje”, tha Biden.

“Unë mendoj se, siç thonë disa nga ekonomistë të lartë dhe specialistë të lartë të politikës së jashtme, nëse ndalem tani, do të hyj në histori si një president mjaft i suksesshëm. Askush nuk mendoi se mund të bëja atë që bëmë.”

Biden nuk pranoi të kishte një vlerësim të pavarur mjekësor që përfshinte teste njohëse dhe të ndajë rezultatet me publikun.

Biden gjithashtu kundërshtoi në mënyrë të përsëritur shifrat e sondazheve të fundit që e tregojnë atë pas Trump si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në shtete specifike, si dhe shqetësimet e shprehura nga disa demokratë se qëndrimi në garë nuk është në interes të partisë apo të vendit.

Nëse mund të bindeni se nuk mund ta mposhtni Donald Trumpin, a do të tërhiqeni?

“Unë do ta bëja vetëm me ndërhyrje hyjnore, nëse Zoti i Plotfuqishëm do të zbriste dhe do të thoshte “Joe, dil nga gara”, unë do të dilja nga gara”, tha Biden./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.