Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Investim shumë i mirë, me të gjitha standartet evropiane

Qytetarët shprehen të kënaqur për tunelin e Llogarasë, që u hap të premten, një ndër veprat më të rëndësishme që shkurton distancën nga Dukati në Palasë në vetëm 7 minuta. Drejtuesit e mjeteve që kanë pasur mundësi të kalojnë ditën e parë në këtë tunel prej 6 kilometrash thonë se është një investim shumë i […]

Korrik 6, 2024 - 09:20
 0
Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Investim shumë i mirë, me të gjitha standartet evropiane

Qytetarët shprehen të kënaqur për tunelin e Llogarasë, që u hap të premten, një ndër veprat më të rëndësishme që shkurton distancën nga Dukati në Palasë në vetëm 7 minuta.

Drejtuesit e mjeteve që kanë pasur mundësi të kalojnë ditën e parë në këtë tunel prej 6 kilometrash thonë se është një investim shumë i mirë me të gjitha standartet evropiane.

“Kam shëtitur në të gjithë Evropën, por ky tunel nuk kam parë”, tha një qytetar.

“Shumë rrugë e mirë, me standarte. Jemi shumë të kënaqur për shkak se ne banojmë këtu dhe do e kemi më të lehtë.”, u shpreh një banor i zonës.

“Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne. Një gjë fantastike. Një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë.”, shtoi një tjetër.

“Rruga shumë e bukur, ul kohën, shkurton distancën dhe është fantastike”, tha një qytetar.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.