SHBA, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur nga një sulm gjatë festimit të Ditës Kombëtare

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur në një sulm që ndodhi gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë në Huntington Beach, në shtetin amerikan të Kalifornisë, njoftoi sot policia lokale. Thirrja në polici ka mbërritur të enjten rreth orës 23:15, me raportimin se një sulm vdekjeprurës ishte në zhvillim e sipër në Orange […]

Korrik 6, 2024 - 12:55
 0
SHBA, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur nga një sulm gjatë festimit të Ditës Kombëtare

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur në një sulm që ndodhi gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë në Huntington Beach, në shtetin amerikan të Kalifornisë, njoftoi sot policia lokale.

Thirrja në polici ka mbërritur të enjten rreth orës 23:15, me raportimin se një sulm vdekjeprurës ishte në zhvillim e sipër në Orange County në Huntington Beach, raporton “USA Today”.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë konstatuar “disa viktima me lëndime të rënda”.

Departamenti i Policisë së Huntington Beach konfirmoi se dy persona u dorëzuan nga plagët e tyre në vendngjarje dhe se tre persona u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Policia shtoi se deri më tani është ndaluar një person.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.