Ngjarja e rëndë në Fier/Gruaja ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me viktimën

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier. Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore të korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka […]

Korrik 6, 2024 - 14:20
 0
Ngjarja e rëndë në Fier/Gruaja ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me viktimën

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore të korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Autori Xhuliano Miho ishte prej muajsh në proces divorci me bashkëshorten dhe mund të kenë pasur konflikte të vazhdushme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.