Guvernatori i BSH: Ja pse nuk e ndryshoj vendimin për Mikro Credit Albania

Nuk ka rikthim në veprimtarinë e shitblerjs së borxheve të këqija të shoqërisë Mikro Kredit Albania, shkurt MCA. Genti Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë nuk i ka hequr asnjë presje vendimit të tij për t’i hequr licensën një prej shoqërive financiare jo bankare, që ka krijuar jo pak problematika në tregun e kredi dhënies […]

Korrik 6, 2024 - 14:45
 0
Guvernatori i BSH: Ja pse nuk e ndryshoj vendimin për Mikro Credit Albania

Nuk ka rikthim në veprimtarinë e shitblerjs së borxheve të këqija të shoqërisë Mikro Kredit Albania, shkurt MCA. Genti Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë nuk i ka hequr asnjë presje vendimit të tij për t’i hequr licensën një prej shoqërive financiare jo bankare, që ka krijuar jo pak problematika në tregun e kredi dhënies në Shqipëri.

Ky është vendimi i Guvernatorit, i botuar në buletinin e radhës së autoritetit të mbikqyrjes bankare. Sipas këtij vendimi ankimimi administrativ i subjektit “MICRO CREDIT ALBANIA” shpk, që kërkon shfuqizimin e revokimit të licencës për kryerjen e veprimtarive financiare, sipas licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë në maj të vitit 2016.

Licensa është hequr në shkurt të 2024. Guvernatori ka shpjeguar me hollësi se përse ortakja e shoqërisë Elda Ibro, pas caktimit të masës së sigurimit personal, justifikon plotësisht vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë. Edhe pse subjekti u urdhërua të merrte masa për adresimin e plotë të të gjitha mangësive dhe rekomandimeve, rezultoi se asnjë nga detyrat e lëna nuk u adresuan nga “MICRO CREDIT ALBANIA”.

Kjo shoqëri, së bashku me edhe me 6 shoqëri të tjera kishin blerë nga bankat e nivelit të dytë më shumë se 90 mijë kredi.

Sipas të dhënave që disponon RTSH: Kompania “Tranzit” sot ka 16 158 klientë, kompania “Final” ka 16 600 klientë, kompania “Micro Credit Albania” ka 15 942 klientë, kompania “Kredit.al” ka 14 000 klientë. Pra, të katërta këto kompani kanë rreth 15-16 mijë klientë, në raport të barabartë, që përbën shifrën 63 186 klientë.

Në ndryshim nga këto kompani blerje borxhet, kompanitë e mikrofinancës, kanë dhënë 360 milionë Euro kredi të reja, të disbursuara mesatarisht çdo vit, janë huadhënësi kryesor në bujqësi, me 85% të financimit total, mbështetin 30 mijë biznese familjare çdo vit dhe për çdo kredi të dhënë, krijohen 3 vënde pune.

Më shumë se 2 deri 3 mijë disbursime në muaj realizohen nga këto kompani dhe, vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre klientëve, janë ata, që ndihen në vështirësi nga interesat, apo nga format e kreditimit të këtyre kompanive.

Kurse subjektet si Mikro Kredit Albania, që i blejnë këto kredi, i trajtojnë ato në mënyra të ndryshme. Këto e blejnë borxhin e keq në një përqindje shumë të vogël, kundrejt borxhit total, që është akumuluar nga bankat apo institucionet e tjera financiare dhe kanë metodat e tyre për ta mbledhur këtë borxh.

Sot, nën hetim nga prokuroria janë pesë nga 38 kompanitë që janë në treg! Vetëm për pesë prej tyre hetohet dhe, madje me “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.