MAS publikon kalendarin, ja kur nisin aplikimet për regjistrimin në Universitete

Ministria e Arsimit miratoi kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2024-2025. Sipas MAS prej datës 15 korrik deri në 29 korrik, maturantët do të bëjnë pagesat e tarifave, teksa nga data 30 korrik deri në 4 gusht, do të bëhet përzgjedhja e 10 programeve të […]

Korrik 6, 2024 - 15:45
 0
MAS publikon kalendarin, ja kur nisin aplikimet për regjistrimin në Universitete

Ministria e Arsimit miratoi kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2024-2025.

Sipas MAS prej datës 15 korrik deri në 29 korrik, maturantët do të bëjnë pagesat e tarifave, teksa nga data 30 korrik deri në 4 gusht, do të bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit përmes aplikimit online.

Maturantët kanë të drejtë të bëjnë ankimim deri më 29 gusht, por faza më e rëndësishme është nga 30 gushti deri në 13 shtator, kur maturantët do të regjistrohen në Universitete, në 7 faza 48 orëshe. Publikimi i renditjes do të bëhet në kohë reale.

Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, kryen Provimet e Maturës Shtetërore, duke u testuar në 4 provime.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.