Zjarr në Konispol, forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur Ftele, bashkia Konispol. Në zonën, që është në kufi me Greqinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ndërkohë, efektivë të shërbimit zjarrfikës të Konispolit ndodhen në vendngjarje. Për shkak të terrenit të vështirë malor mjetet zjarrfikëse nuk shkojnë dot, […]

Korrik 6, 2024 - 16:00
 0
Zjarr në Konispol, forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur Ftele, bashkia Konispol. Në zonën, që është në kufi me Greqinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ndërkohë, efektivë të shërbimit zjarrfikës të Konispolit ndodhen në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë malor mjetet zjarrfikëse nuk shkojnë dot, ndërsa janë vetë punonjësit dhe banorë të zonës që ndodhen në vendngjarje. Madje duhet thënë që lëvizja e zjarrfikësve është bërë me skaf. Era dhe vendi i hapur pengon në shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht duke qenë zona afër detit ndihmon zjarrfikësit dhe banorët për marrjen e ujit, edhe pse bëhet fjalë për një terren tepër të vështirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.