Aksident tragjik në Ukrainë, cisterna e naftës përplaset me furgonin, 14 viktima

Një cisternë nafte u përplas me një furgon sot në Ukrainën perëndimore, duke vrarë 14 persona, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, ndërsa ka vetëm

Korrik 6, 2024 - 18:05
 0
Aksident tragjik në Ukrainë, cisterna e naftës përplaset me furgonin, 14 viktima

Një cisternë nafte u përplas me një furgon sot në Ukrainën perëndimore, duke vrarë 14 persona, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, ndërsa ka vetëm një të mbijetuar, thanë shërbimet e menaxhimit të emergjencave.

Aksidenti u raportua në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe u shoqërua me foto të një automjeti të përmbysur në një fushë në rajonin e Rivne.

Në të njëjtin postim bëhet e ditur se e mbijetuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjekët po përpiqen t’i trajtojnë plagët e saj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.