Kamionët u futën me ngarkesa në tunelin e Llogarasë, gjobë pronarit

Pronari i dy mjeteve kamion është ndëshkuar me gjobë pasi dyshohet se ka lejuar qarkullimin e kamionëve duke shkelur kufizimet të cilat më herët janë publikuar sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës mjetet janë konstatuar gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, […]

Korrik 6, 2024 - 18:55
 0
Kamionët u futën me ngarkesa në tunelin e Llogarasë, gjobë pronarit

Pronari i dy mjeteve kamion është ndëshkuar me gjobë pasi dyshohet se ka lejuar qarkullimin e kamionëve duke shkelur kufizimet të cilat më herët janë publikuar sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës mjetet janë konstatuar gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, më tej është identifikuar dhe ndëshkuar administrativisht pronari i dy kamionëve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasiguruara.

Gjoba është vendosur 13000 lekë për secilin kamion, ndërkohë që policia u bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse konstatojnë raste të tilla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.