Sfida e fundit çerekfinale, publikohen formacionet e Holandë-Turqi

Janë publikuar formacionet e sfidës së fundit çerekfinale të Euro 2024, mes Holandës dhe Turqisë. Ronald Koeman i ka pozicionuar të tijët në

Korrik 6, 2024 - 21:15
 0
Sfida e fundit çerekfinale, publikohen formacionet e Holandë-Turqi

Janë publikuar formacionet e sfidës së fundit çerekfinale të Euro 2024, mes Holandës dhe Turqisë.

Ronald Koeman i ka pozicionuar të tijët në fushë me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes janë Ake e Dumfries, me qendrën që mbulohet nga De Vrij e Van Dijk. Në mesfushë janë vendosur Reijnders, Schouten e Xavi Simons, ndërsa sulmi mbushet me “yjet” Depay, Gakpo e Bergwijn.

Në krahun tjetër tekniku Murat Yakin i ka pozicionuar në fushë të tijët, me formacionin 4-2-3-1, ku mes shtyllave qëndron “heroi” i përballjes me Austrinë, Gunok. Në mbrojtje janë Kadioglu, Bardakci, Akaydin e Muldur. Para tyre janë vendosur Ayhan e Ozcan, ndërsa Yildiz, Calhanoglu e Arda Guler janë vendosur pas “bomberit” Baris Yilmaz.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.