Izraeli sulmon shkollën ku strehoheshin refugjatë, 16 të vrarë në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit njoftoi se 16 persona u vranë në një bombardim izraelit të një shkolle që strehonte refugjatë

Korrik 6, 2024 - 21:30
 0
Izraeli sulmon shkollën ku strehoheshin refugjatë, 16 të vrarë në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit njoftoi se 16 persona u vranë në një bombardim izraelit të një shkolle që strehonte refugjatë në kampin Al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.

Ministria, e cila denoncoi një “masakër të tmerrshme”, sqaroi se më shumë se 50 persona janë plagosur.

Mahmoud Basal, zëdhënës i Shërbimit të Emergjencave Civile, tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Al-Nuseirat është një nga tetë kampet historike në Rripin e Gazës dhe sot ishte objektiv i bombardimeve të rënda nga ushtria izraelite.

Më herët, një sulm ajror në një banesë në kamp vrau të paktën 10 persona dhe plagosi shumë, sipas burimeve spitalore.

Në raportin ditor të viktimave në luftën nëntëmujore, ministria e shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit dhe 100 janë plagosur. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.