Drejtori i shkollës artistike në Durrës shpallet në kërkim për drogë, iu gjet edhe pistoletë në banesë

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës Dashamir Mehmeti, është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Summer” të finalizuar orët e fundit në Durrës. Policia njoftoi se gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, pas hetimeve proaktive dy-mujore për goditjen […]

Korrik 7, 2024 - 11:20
 0
Drejtori i shkollës artistike në Durrës shpallet në kërkim për drogë, iu gjet edhe pistoletë në banesë

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës Dashamir Mehmeti, është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Summer” të finalizuar orët e fundit në Durrës.

Policia njoftoi se gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, pas hetimeve proaktive dy-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë hetimeve mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë shumë blerje të simuluara personave të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike. Njëri prej personave që i është bërë blerje e simuluar droge është dhe drejtori i shkollës.

Një arsenal armësh është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën tre armë zjarri dhe një armë gjahu, ndërsa një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit Dashamir Mehmeti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.