Mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe zë poshtë shoferin, humb jetën 50-vjeçari në Memaliaj

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Memaliaj. Një mjet i tonazhit të rëndë, që shërbente për shpimi

Korrik 7, 2024 - 12:35
 0
Mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe zë poshtë shoferin, humb jetën 50-vjeçari në Memaliaj
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Memaliaj.

Një mjet i tonazhit të rëndë, që shërbente për shpimi për nxjerrjen e ujit është përmbysur dhe ka zënë poshtë shoferin.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 50-vjeçari me iniciale L.N.

Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.