‘Rrugorja’ e Tiranës bën bilancin javor: Mbi 11,700 gjoba dhe 15 të arrestuar

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë publike shifrat e masave administrative për javën që po lëmë pas. Sipas njoftimit mësohet se policia ka vendosur përgjatë 1 jave 11721 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që 15 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht. Në bilancin e punës së Komisariatit të Policisë Rrugore thuhet se 5638 masa […]

Korrik 7, 2024 - 12:35
 0
‘Rrugorja’ e Tiranës bën bilancin javor: Mbi 11,700 gjoba dhe 15 të arrestuar

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë publike shifrat e masave administrative për javën që po lëmë pas.

Sipas njoftimit mësohet se policia ka vendosur përgjatë 1 jave 11721 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që 15 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht.

Në bilancin e punës së Komisariatit të Policisë Rrugore thuhet se 5638 masa administrative janë vendosur për qëndrim të gabuar, ndërkohë që 1319 të tjera për shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi zyrtar

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (30.06.2024 – 06.07.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

15 Arrestime dhe procedime penale:

  • 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 8 persona për pa leje drejtimi.
  • 3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

 Masat administrative:

  • 11.721 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.
  • 102 masa për xhama të zinj.
  • 1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  • ️ 779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • 5.638 masa për qëndrim të gabuar.
  • 963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

  • 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 22 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 26 raste të ndryshme
  • 5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.