B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj me homologun e Stambollit: Kemi forcuar lidhjet në rajon


Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana. Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për […]

Korrik 7, 2024 - 14:25
 0
B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj me homologun e Stambollit: Kemi forcuar lidhjet në rajon


Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për vizionin dhe vëllazërinë ndërsa thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar. Veliaj shton se rrjeti B40 ka forcuar edhe më tej lidhjet në rajon si dhe ka rritur solidaritetin mes qyteteve.
“Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu – kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40.

Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj”, shkruan Veliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.