Pas tkurrjes së lehtë në prill, rezerva valutore iu rikthye zgjerimit në maj

Pas tkurrjes së lehtë në prill, rezerva valutore iu rikthye zgjerimit në maj. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë vlera parasë së huaj, kryesisht euro ka arritur në gati 5.5 miliardë euro. Kjo për shkak të nevojës për më shumë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor si pasojë e zhvlerësimit të euros. “Duhet të […]

Korrik 7, 2024 - 15:55
 0
Pas tkurrjes së lehtë në prill, rezerva valutore iu rikthye zgjerimit në maj

Pas tkurrjes së lehtë në prill, rezerva valutore iu rikthye zgjerimit në maj. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë vlera parasë së huaj, kryesisht euro ka arritur në gati 5.5 miliardë euro. Kjo për shkak të nevojës për më shumë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor si pasojë e zhvlerësimit të euros.

“Duhet të mësohemi më këtë treg. Banka e Shqipërisë nuk mund të parandalojë uljet dhe ngritjet në kursin e këmbimit. Maksimumi ajo mund të mundohet të shmangë lëvizjet jo-normale,” shprehet Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Krahasuar me majin e një viti më parë, rezerva valutore që menaxhohet nga Banka Qendrore është zgjeruar me 542 milionë euro apo 11 për qind.

Ajo pritet të fryhet edhe më tej pasi qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të marrë në tregjet e huaja një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

“Rritja e stokut të rezervës valutore detyrimisht vjen dukë ja ngushtuar hapësirën Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë. Nga ana tjetër, pavarësisht rezervës së lartë valutore kemi qeverisë që planifikon marrjen e një Eurobondi.”

Me zgjedhjet në prag, gjatë së cilave qarkullimi valutave të huaja shtohet dhe ofertën për euro në nivelin më të lartë ndonjëherë, roli i Bankës Qendrore për t% mbajtur në kontrollin kursin e këmbimit bëhet edhe më i vështirë.

“Kjo është paradoksale. Ti ke ofertë të lartë për euro në vend dhe kërkon rritjen ë rezervës nga jashtë. Kjo privon Bankën e Shqipërisë që të ndërhyjë kur të jetë e nevojshme.”

Në total, deri në fund të vitit Banka Qendrore planifikon të realizojë 20 ankande për të blerë euron në tregun e këmbimit. Deri në fund të këtij viti, rezerva valutore planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë euro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.