Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Pas një kohe me shi dhe të freskët, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve edhe pse jemi në periferi të të nxehtit afrikan që ka përfshirë rajonin, Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 43 gradë. Kjo vjen si pasojë e valëve të të nxehtit që vijnë nga veriu […]

Korrik 7, 2024 - 16:55
 0
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Pas një kohe me shi dhe të freskët, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve edhe pse jemi në periferi të të nxehtit afrikan që ka përfshirë rajonin, Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 43 gradë.

Kjo vjen si pasojë e valëve të të nxehtit që vijnë nga veriu i Afrikës, prekin Europën Jugore duke bërë që edhe territori shqiptar të jetë në këtë valë.

Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale, deri në 43 gradë.

E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të nxehta. Sipas sinoptikanëve, i gjithë vendi do të jetë me mot të qëndrueshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.