Divorcet/ Në gjashtë muaj 390 kërkesa për t’i dhënë fund martesës në Durrës

Numri i divorceve në Durrës po përjeton një rritje të ndjeshme, duke reflektuar një situatë shqetësuese në raportet familjare dhe qëndrueshmërinë sociale. Sipas të dhënave nga Gjykata e Durrësit, vitin e kaluar janë regjistruar 662 raste të zgjidhjes së martesave. Edhe gjashtëmujori i parë i këtij viti ka një numër të lartë të çifteve që […]

Korrik 7, 2024 - 16:55
 0
Divorcet/ Në gjashtë muaj 390 kërkesa për t’i dhënë fund martesës në Durrës

Numri i divorceve në Durrës po përjeton një rritje të ndjeshme, duke reflektuar një situatë shqetësuese në raportet familjare dhe qëndrueshmërinë sociale.

Sipas të dhënave nga Gjykata e Durrësit, vitin e kaluar janë regjistruar 662 raste të zgjidhjes së martesave.

Edhe gjashtëmujori i parë i këtij viti ka një numër të lartë të çifteve që i janë drejtuar gjykatës për shkurorëzim, rreth 390 raste. Faktorët kryesorë të kësaj rritjeje janë kryesisht ndryshimet shoqërore.

Avokatja Erisilda Shpata: Konfliktet që vijnë si pasojë e gjendjes ekonomike, dhuna, ka një shtim të rasteve të zgjidhjes për shkak të statusit emigrant të njërit prej bashkëshortëve, tradhtisë.

Ky proces shoqërohet me pasoja të shumta në gjendjen emocionale dhe shëndetin mendor të anëtarëve të familjes. Përveç bashkëshortëve, pasojat më së shumti rëndojnë tek fëmijët që shpesh ndjehen edhe fajtorë.

Afërdita Mehmeti, Eksperte Gjykate: Nëse dy prindër bëjnë një divorc dhe mes tyre s’ka më harmoni, kjo është zgjidhja më e mirë, që përbën lehtësi edhe për fëmijën.

Përveç këtyre pasojave, divorcet kanë dhe kosto financiare.

Rritja e shkurorëzimeve në Durrës kërkon vëmendje dhe veprime të menjëhershme edhe nga institucionet publike dhe shoqatat që ofrojnë shërbime psiko-sociale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.