Mbërrijnë varkat me vela në brigjet e Durrësit, për herë të parë zhvillohet gara nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes italiane

Pasditen e kësaj të diele kanë mbërritur në Durrës varkat me vela, pasi do të zhvillohet Xhiro e Velave të Italisë, event i Marinës Ushtarake Italiane. Regata e Italisë do të qëndrojë disa orë në ujërat bregdetare të Durrësit. Janë 30 varka me vela të 3 kategorive që po garojnë këtë sezon. Ato drejtohen nga […]

Korrik 7, 2024 - 19:05
 0
Mbërrijnë varkat me vela në brigjet e Durrësit, për herë të parë zhvillohet gara nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes italiane

Pasditen e kësaj të diele kanë mbërritur në Durrës varkat me vela, pasi do të zhvillohet Xhiro e Velave të Italisë, event i Marinës Ushtarake Italiane.

Regata e Italisë do të qëndrojë disa orë në ujërat bregdetare të Durrësit. Janë 30 varka me vela të 3 kategorive që po garojnë këtë sezon. Ato drejtohen nga 50 atletë në këtë sport ujor.

Gara përfshin një tur me 10 ndalesa. 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë është përfshirë edhe Durrësi.

Varkat kanë qëndruar për momentin në ujërat përballë shëtitores ‘Taulantia’.

Kjo garë zhvillohet nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane.

Nesër varkat me vela do të vazhdojnë garimin. Kjo garë nisi nga Genova.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.