Rënia e partive greke, politikanët e vjetër trazojnë ujërat, tre kampet kryesore humbin besueshmëri

Gati një muaj pa zgjedhjeve për Parlamentin Europian, tre partitë më të mëdha të Greqisë duket se po vuajnë performancën e dobët të tyre pas rezultateve që treguan se kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të elektoratit, krahasuar me një vit më parë, në zgjedhjet parlamentare. Sidomos zërat në partinë qeveritare Demokracia e Re janë […]

Korrik 7, 2024 - 19:10
 0
Rënia e partive greke, politikanët e vjetër trazojnë ujërat, tre kampet kryesore humbin besueshmëri

Gati një muaj pa zgjedhjeve për Parlamentin Europian, tre partitë më të mëdha të Greqisë duket se po vuajnë performancën e dobët të tyre pas rezultateve që treguan se kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të elektoratit, krahasuar me një vit më parë, në zgjedhjet parlamentare.

Sidomos zërat në partinë qeveritare Demokracia e Re janë ngritur pas fjalimeve të dy ish-kryeministrave të fundit të saj, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras.

Mes kritikave të ashpra të tyre për kryeministrin Mitsotakis ishin ato në lidhje me imazhin e Europës, rezultatin më të dobët që morën konservatorët në dhjetë vitet e fundit, martesën e personave të të njëjtit seks, marrëdhëniet me Turqinë, por edhe politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.

Antonis Samaras thotë: “Imazhi i vendit tonë të thyen zemrën. Fyerjet dhe poshtërimet vijnë njëra pas tjetrës! Nga shkupjanët, shqiptarët dhe natyrisht, “miqtë” tanë turqit. Është e paimagjinueshme kjo që po ndodh dhe kam folur për këto shumë herë.”

Karamanlis dhe Samaras shigjetuan kryeministri e sotëm edhe për politikat sociale, ekonominë , shtrenjtësinë.

Nga ana e tyre edhe në gjirin e të majtëve të partisë opozitare Syriza ka filluar përsëri grindja dhe janë hedhur hije dyshimi për liderin e ri të kësaj partie, madje duke pasur edhe aludime për një rikthim të mundshëm të ish kryeministrit dhe kreut të mëparshëm të saj, Aleksis Tsipras.

Situata është bërë edhe më e rëndë mes zhvillimeve për mbylljen e numrit ditor të gazetës historike të së majtës, Avgji, e cila ka probleme financiare të dukshme dy vitet e fundit.

Nga replikat për lidershipin e partisë nuk kanë shpëtuar edhe socialistët e PASOK-ut dhe kryetari i saj Nikos Andrulakis ,duke mos pasur rrugëzgjidhje ka shpallur zgjedhje të reja për kreun e kësaj force politike në muajin tetor. Karakteristikë e gjendjes tek kjo parti është fakti që brenda pak ditësh të paktën 6 anëtarë të saj kanë shpallur kandidaturën për kryetar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.