Aksident i rëndë, humb jetën vajza tre vjeçare në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në provincën e Palermos, Itali. Një vajzë tre vjeçare, humbi jetën në

Korrik 7, 2024 - 19:20
 0
Aksident i rëndë, humb jetën vajza tre vjeçare në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në provincën e Palermos, Itali.

Një vajzë tre vjeçare, humbi jetën në një aksident automobilistik. Mediat italiane bëjnë me dije se vajza e vogël ishtë së bashku me pjesën tjetër të familjes, ku në timon ishte babai i 3-vjeçares.

Babai i vogëlushes ka humbur kontrollin e mjetit kur ka dalë nga një kthesë, e si pasojë humbi jetën 3-vjeçarja, ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk patën dëmtime.

Nga hetimet e para rezultoi se makina ishte pa mbulim sigurimi dhe personi, i cili rrezikon të akuzohet për vrasje me automjet, nuk kishte leje drejtimi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.