Emigranti me bashkëshorten çeke vendos t’ia nisë nga e para në Kukës: Duam të ndërtojmë jetën në Shqipëri

Vitet e fundit vihet re kthimi i emigrantëve në Shqipëri, për të ndërtuar jetën nga e para në vendlindje. Një histori interesante vjen nga Kukësi, ku dy të rinj, burri shqiptar dhe gruaja ceke të njohur në emigrim në Angli, atje ku kanë kurorëzuar martesën e janë gëzuar me një vajzë të vogël, kanë vendosur […]

Korrik 7, 2024 - 19:30
 0
Emigranti me bashkëshorten çeke vendos t’ia nisë nga e para në Kukës: Duam të ndërtojmë jetën në Shqipëri

Vitet e fundit vihet re kthimi i emigrantëve në Shqipëri, për të ndërtuar jetën nga e para në vendlindje. Një histori interesante vjen nga Kukësi, ku dy të rinj, burri shqiptar dhe gruaja ceke të njohur në emigrim në Angli, atje ku kanë kurorëzuar martesën e janë gëzuar me një vajzë të vogël, kanë vendosur të kthehen e të jetojnë në fshatin Gjegjën të Kukësit.

Shqipëria me natyrën e bukur, klimën e pastër, ditët e gjata me diell janë disa nga faktorët që e mbajnë këtu thotë Paula.

“Nuk është e vështirë të jetosh në Shqipëri. Si mua dhe vajzës time na pëlqen shumë. Natyra është e bukur dhe ushqimet janë bio”, shprehet ajo.

Çifti Nerguti ka menduar që me fitimet e emigrimit të ndërtojnë një stallë lopësh e të blejnë 15 krerë gjedhi, por ëndrra e tyre duket se ka mbetur peng i burokracive shtetërore, pasi nuk po pajisen me leje ndërtimi.

Adrian Nerguti shprehet: “Ne duam të rrimë këtu. Të ndërtojmë jetën tonë në Shqipëri. Asnjë zyrë e shtetit nuk na jep një ndihmë të vogël ose shpresë të vazhdojmë biznesin tonë”.

Bashkëshortja e tij Paola një vajzë qyteti, pohon se punët e fshatit ia ka mësuar vjehrra ashtu siç i ka mësuar edhe gjuhën shqipe. Ajo thotë se do donte shumë të jetonin e punonin në vendlindjen e bashkëshortit, por nëse nuk gjejnë zgjidhje për ndërtesën e stallës, ikja sërish nga Shqipëria, mbetet alternativë.

“Pa ndihmën e shtetit, s’kemi çfarë bëjmë. Dëshira jonë është të rrimë këtu. Nëse nuk gjendet zgjidhja, do të detyrohemi të kthehemi mbrapsht”, shton Adriani.

Qarku i Kukësit gjatë viteve të fundit është prekur ndjeshëm nga vala e emigrimit. Rikthimi në vendlindje është alternativë në rast se arrijnë të sigurojnë një vend pune.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.