Rrezikoi jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohet mjeti lundrues, gjobitet drejtuesi

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski, pasi u konstatua duke shkelur perimetrin e sigurisë. Jet Ski po

Korrik 7, 2024 - 19:45
 0
Rrezikoi jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohet mjeti lundrues, gjobitet drejtuesi

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski, pasi u konstatua duke shkelur perimetrin e sigurisë.

Jet Ski po lundronte në plazhin e Pulëbardhave, teksa gjatë një kontrolli rezultoi se mjeti lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar pushuesit. Po ashtu, u konstatua se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

“Në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e ????Pulëbardhave, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre, si dhe lundronte pa dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin R. Ç., me masë administrative 110,000  lekë, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Sarandë, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.