Rezultat surprizë nga sondazhet në Francë, kryeson koalicioni i krahut të majtë, Macron i dyti, Le Pen renditet e fundit

Francezët iu drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për 501 nga 577 zonat ku nuk u caktua një deputet në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative. Një javë pas fitores së Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen dhe aleatit të saj Eric Ciotti, kjo forcë politike duket se ka rrëshqitur në vendin e tretë, […]

Korrik 7, 2024 - 20:50
 0
Rezultat surprizë nga sondazhet në Francë, kryeson koalicioni i krahut të majtë, Macron i dyti, Le Pen renditet e fundit

Francezët iu drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për 501 nga 577 zonat ku nuk u caktua një deputet në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative. Një javë pas fitores së Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen dhe aleatit të saj Eric Ciotti, kjo forcë politike duket se ka rrëshqitur në vendin e tretë, duke mos ja dalë të përkthejë mbështetjen në ulëse deputetësh në Asamblenë Kombëtare.

Exit poll-et e para në Francë tregojnë se shumica prej 289 vendesh nuk arrihet nga asnjë prej partive apo koalicioneve në garë dhe Tubimi Kombëtar nuk arrin të dominojë përballë rivalëve ashtu siç pritej.

Koalicioni i udhëhequr nga Jordan Bardella parashikohet të fitojë diku midis 132 dhe 152 vende dhe do të jetë vetëm grupimi i tretë politik. Tubimi Kombëtar përllogaritet se ka bërë përparim të qartë në krahasim me legjislaturën e mëparshme kur kishte 89 deputetë, duke shkuar midis 120 dhe 136 deputetë, por as me 12 deri në 16 deputetët që mund të marrë aleati i tyre Eric Ciotti, nuk ia dalin të fitojnë zgjedhjet.

Ndërkohë, padyshim mund të thuhet se Emmanuel Macron ka bërë një lëvizje gjysmë të suksesshme në poker. Partia e mazhorancës në largim ka arritur të kufizojë dëmin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative, pasi përllogaritet të marrë nga 150 deri në 170 mandate.

Kjo ende paraqet një humbje të madhe prej gati 100 deputetësh krahasuar me 245 që fitoi në 2022.

Por, surpriza e vërtetë është e majta. Fronti i Ri Popullor përllogaritet të marrë nga 172 deri në 192 mandate.

Aleanca e forcave të majta (LFI-PS-EELV-PC-NPA) duket se do të fitojë shumicën në Asamblenë Kombëtare në fund të këtij raundi të dytë sipas vlerësimeve të Ipsos.  Në mënyrë të detajuar, LFI do të kishte 68-74 mandate, PS 63-69 të zgjedhur, EELV 32-36 deputetë dhe PCF 10-12 mandate.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.