Weghorst, sulmuesi në “hije” që shkëlqen në ndeshjet çerekfinale

Wout Françis Maria Weghorst. i gjatë 197 cm, ka pasur kryesisht një karrierë në “hije”. Sezonin e fundit sulmuesi u aktivizua në Bundesligën gjermane me ekipin e Hoffenheim ku në 30 paraqitje ka shënuar 7 gola. Për publikun ndërkombëtar u bë i njohur për dy golat e shënuar në çerekfinalet e Kupës së Botës ndaj […]

Korrik 7, 2024 - 21:25
 0
Weghorst, sulmuesi  në “hije” që shkëlqen në ndeshjet çerekfinale

Wout Françis Maria Weghorst. i gjatë 197 cm, ka pasur kryesisht një karrierë në “hije”. Sezonin e fundit sulmuesi u aktivizua në Bundesligën gjermane me ekipin e Hoffenheim ku në 30 paraqitje ka shënuar 7 gola. Për publikun ndërkombëtar u bë i njohur për dy golat e shënuar në çerekfinalet e Kupës së Botës ndaj Argjentinë më 2022 dhe më pas incidenti me Messi-n pas përfundimit të ndeshjes. (Ndërpreu intervistën e Messi-t dhe “Pleshtit” iu drejtua: Çfarë ke që shikon idiot? Ik, zhduku!).

Pas asaj ndeshjeje në dhjetorin e 2022, shtatlarti në transferimet e Janarit siguroi një kalim për te Manchester United. Por gjatë fazës së dytë që qëndroi në Angli, nuk arriti të linte gjumë dhe në fund të sezonit, me përfundimin e huazimit, u largua.

Mbrëmë hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë duke zëvendësuar Steven Bergëijn duke i dhënë më shume forcë dhe centimetra sulmit të tulipanëve, të cilët edhe falë kontributit të tij arritën të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në çerekfinale.

Vrapimet dhe gjatësia e tij i dhanë sulmit të Holandës një dimension të ri në ndeshjen e së shtunës mbrëma, e cilësuar padyshim si çerekfinalja më e bukur.

Weghorst tentoi disa minuta para se Stefan de Vrij barazoi në minutën e 70-të. Gjashtë minuta më vonë Cody Gakpo ndikoi për autogolin e Mert Muldur, pas pasimit të Dumfries.

Me fitoren 2:1, Holanda siguroi gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Anglisë.

“Çdo sulmues në ekipin tonë ka aftësi të ndryshme, -tha Gakpo- Por në këtë ndeshje ne donim të luanim ndryshe. Kështu që Wout ishte përshtatja e duhur. Ai është i gjatë, është i mirë në ajër, ai lufton për çdo top që vjen në zonë.”

Trajneri i Holandës Ronald Koeman aktivizoi Weghorst që në fillim të pjesës së dytë, pasi tulipanët ishin në disavantazh.

“Bëmë disa krosime të mira dhe Turqia u tërhoq pak më shumë, kështu që ne mundëm të luanim më mirë. Ndoshta ky ishte çelësi. Jam i lumtur që Wout luajti mirë“,- shtoi Gakpo.

Gakpo ia akordua fillimisht goli i dytë i Holandës, por ndërkohë UEFA tha se ishte një autogol i Muldur. Të dy tentuan për topin e dërguar mjeshtërisht në zonë nga Denzel Dumfries.

“Topi hyri në portë, kështu që unë jam mirë. Nuk ka rëndësi. Topi hyri në rrjetë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne luftuam shumë për të përmbysur rezultatin dhe jemi shumë të lumtur për këtë“, – tha Gakpo në lidhje me rezultatin.

Edhe mbrojtësi Nathan Ake, i cili ndaj Turqisë arriti në kuotën e 50 prezencave me përfaqësuesen, e ka vlerësuar rolin e Weghorst.

“Na dha më shumë prezencë në zonë”, tha Ake, i cili tregoi se Koeman u kishte thënë të bënin më shumë krosime në zonë.

Ake: Dhe këtë, krosimet, i kemi bërë disa herë. Kështu patëm topat e dytë dhe më shumë përballje në zonë. Mendoj se për këtë kemi krijuar më shumë “kaos” në zonë. Dhe turqit duhej të mbroheshin më shumë. Mendoj se kjo ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë të luash kundër tij. Është shumë i fortë dhe shumë i bezdisshëm në zonë. Dhe lufton për gjithçka. Vrapon pas çdo gjëje. Pra për ne është një pasuri e madhe.

Weghorsti ka luajtur në pesë ndeshje për Holandën në Euro 2024, si zëvendësues. Por në asnjërën nuk luajti aq gjatë sa kundër Turqisë.

Tani trajneri Koeman mund të ketë dyshimet e tij nëse do ta startojë 31-vjeçarin kundër Anglisë të mërkurën në Dortmund.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.