Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit, humb jetën 8-vjeçarja nga Sllovakia

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Policia raporton se viktimë ka mbetur

Korrik 7, 2024 - 21:50
 0
Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit, humb jetën 8-vjeçarja nga Sllovakia

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Policia raporton se viktimë ka mbetur një e mitur.

Në njoftimin zyrtar theksohet se e mitura, vetëm 8 vjeç, është nga Sllovakia. E ndjera, pas përplasjes, është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.