Rusia pretendon se shkatërroi dy “Patriotët”, Ukraina: Ishin prej lodre…

Ushtria ruse pretendon se goditi dy sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”, ndërsa Ukraina deklaroi se forcat e saj rrëzuan një avion luftarak Su-25 të Forcave Ajrore Ruse, në operacionet e tyre ushtarake përkatëse gjatë 24 orëve të fundit. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në raportin e saj të përditshëm se forcat e armatosura ruse kanë […]

Korrik 8, 2024 - 08:55
 0
Rusia pretendon se shkatërroi dy “Patriotët”, Ukraina: Ishin prej lodre…

Ushtria ruse pretendon se goditi dy sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”, ndërsa Ukraina deklaroi se forcat e saj rrëzuan një avion luftarak Su-25 të Forcave Ajrore Ruse, në operacionet e tyre ushtarake përkatëse gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në raportin e saj të përditshëm se forcat e armatosura ruse kanë marrë kontrollin e një vendbanimi në drejtim të Donetskut në Ukrainën lindore. Për më tepër, trupat ruse zmbrapsën sulme të shumta nga ushtria ukrainase dhe goditën objektiva duke përfshirë disa depo municionesh dhe një radar kundër-artilerie.

Por Ukraina refuzon të dhënat se janë shkatërruar 2 sistemet anti-ajrore “Patriot”. Sipas zyrtarëve ushtarakë, raketat ruse kanë rënë mbi objektiva false, të ngritura pikërisht si strategji për të zbuluar forcat armike.

Në të njëjtën ditë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi 78 përleshje luftarake me trupat ruse deri në orën 16:00, pasi situata në vijën e frontit mbeti e tensionuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.