Penallti apo jo? Cucurella i fryn zjarrit: Arbitri tha jo, pse nuk u përjashtua dhe Toni Kroos

Topi i prekur me dorë nga Marc Cucurella në zonë në shtesën e dytë të sfidës Spanjë-Gjermani është episodi më i kontestuar i Euro 2024. Nëse arbitri Taylor është vendosur në qendër të kritikave gjermane për një gabim serioz, shumë janë përpjekur të arsyetojnë mbi udhëzimet e supozuara të UEFA-s në interpretimin e lojës me […]

Korrik 8, 2024 - 10:20
 0
Penallti apo jo? Cucurella i fryn zjarrit: Arbitri tha jo, pse nuk u përjashtua dhe Toni Kroos

Topi i prekur me dorë nga Marc Cucurella në zonë në shtesën e dytë të sfidës Spanjë-Gjermani është episodi më i kontestuar i Euro 2024.

Nëse arbitri Taylor është vendosur në qendër të kritikave gjermane për një gabim serioz, shumë janë përpjekur të arsyetojnë mbi udhëzimet e supozuara të UEFA-s në interpretimin e lojës me dorë.

Për episodin ka folur edhe vetë protagonisti. Marc Cucurella e ka komentuar “penalltinë e pa dhënë” në konferencën për shtyp pa iu shmangur polemikave.

Edhe ne jemi lodhur duke parë episode të gjykuara ndryshe me disa ndërhyrje të ndëshkuara dhe të tjera jo. Topi më goditi në dorë por unë qëndrova i qetë sepse arbitri menjëherë tha që jo, nuk ishte asgjë. Ekspertët e arbitrimit thonë se nuk ishte dorë, ok nuk ishte dorë.”

Në fund Cucurella u kujdes që t’i hidhte benzinë zjarrit, teksa tha se Toni Kroos duhej të ndëshkohej në rastin e ndërhyrjes ndaj Pedrit në fillim të lojës.

Unë nuk e lë veten të pushtoj nga polemikat, gjyqtarët janë njerëz dhe vendosin shpejt. Sigurisht që disa topa me dorë ndëshkohen dhe të tjerët jo, edhe ne jemi të lodhur, por flisni për këtë sepse Gjermania nuk fitoi. Po të ishte kështu edhe Spanja do të duhej të ankohej pasi Kroos duhej të përjashtohej.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.