Dumani injoron sulmet e Metës dhe flet për ekstradimin e Arben Ahmetajt: SPAK po pret që…

Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët. I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane. Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3. “Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në […]

Korrik 8, 2024 - 12:00
 0
Dumani injoron sulmet e Metës dhe flet për ekstradimin e Arben Ahmetajt: SPAK po pret që…

Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët.

I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane.

Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3.

“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani.

Lidhur me deklaratat e Ilir Metes, kreu i SPAK i injoroi ato duke u shprehur se s’ka ndermend t’i komentoje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.