Qytetari piu helm para SPAK për mikrodreditë, Dumani: I keqardhur si prokuror dhe si qytetar

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot me çështjen e mikrokredive gjatë një takimi me gazetarët. Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje […]

Korrik 8, 2024 - 12:50
 0
Qytetari piu helm para SPAK për mikrodreditë, Dumani: I keqardhur si prokuror dhe si qytetar

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot me çështjen e mikrokredive gjatë një takimi me gazetarët.

Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.

“Ne e kemi një çështje nën hetim, por nuk mund të hetojmë çështje personale të qytetarëve sepse ligji nuk na e lejon, i kemi të përcaktuar kompetencat. Gjej rastin t’i shpreh ngushëllime familjes së qytetarit i cili humbi jetën. Jam i keqardhur si prokuror, por edhe si qytetar, por i kemi të përcaktuara qartë kompetencat”, tha Dumani.

/a.r,

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.