“Nuk ka ngërç mes BKH dhe SPAK”, Dumani: Duhen më shumë hetues për përgjimet

Në takimin e zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit brenda këtij institucioni. I pyetur nga A2CNN për nevojën e shprehur në raportimin vjetor për shtim të numrit të agjentëve të BKH, Dumani tha: Kemi kërkuar rritje të numrit të hetuesve. Me numrin […]

Korrik 8, 2024 - 13:15
 0
“Nuk ka ngërç mes BKH dhe SPAK”, Dumani: Duhen më shumë hetues për përgjimet

Në takimin e zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit brenda këtij institucioni.

I pyetur nga A2CNN për nevojën e shprehur në raportimin vjetor për shtim të numrit të agjentëve të BKH, Dumani tha: Kemi kërkuar rritje të numrit të hetuesve. Me numrin 20 të prokuroreve jemi ok tashmë. Na duhet të rritet numri i hetuesve. E kam theksuar se është e domosdoshme, pasi ndonëse numri aktual, 60, mund të duket shume, nuk janë shumë. Kjo për faktin se disa prej tyre janë të angazhuar në qendrën e përgjimeve, kështu që vetëm një pjese i mbetet kryerja e veprimeve proceduriale. Ndërkohë jemi pranë ngritjes edhe të një grupi për përgjimet parandaluese, kështu që është i nevojshëm shtimi i tyre. Do të jemi realistë në kërkesat tona”, tha ai.

Dumani mohoi ekzistencën e ndonjë përplasjeje apo ngërçi mes BKH dhe SPAK. “Nuk ka asnjë përplasje mes nesh. Ka bashkëpunim shumë produktiv”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.