Franca në kaos? Macron s’ia pranon dorëheqjen kryeministrit, pas festës nis përçarja e të Majtës

Kryeministri francez Gabriel Attal ka shkuar në zyrën e Emmanuel Macron për të dorëzuar dorëheqjen e tij, siç bëri të ditur pas publikimit të exit poll-eve ditën e djeshme, por Presidenti nuk e ka pranuar. Pallati Elysee njoftoi se Attal do të mbetet kryeministër derisa koalicioni i majtë “Fronti i Ri Popullor” që doli fitues […]

Korrik 8, 2024 - 13:30
 0
Franca në kaos? Macron s’ia pranon dorëheqjen kryeministrit, pas festës nis përçarja e të Majtës

Kryeministri francez Gabriel Attal ka shkuar në zyrën e Emmanuel Macron për të dorëzuar dorëheqjen e tij, siç bëri të ditur pas publikimit të exit poll-eve ditën e djeshme, por Presidenti nuk e ka pranuar.

Pallati Elysee njoftoi se Attal do të mbetet kryeministër derisa koalicioni i majtë “Fronti i Ri Popullor” që doli fitues i zgjedhjeve legjislative të vendosë se kë dëshiron të emërojë në krye të qeverisë.

Kjo është marrëveshja e dakordësuar mes Attal dhe Macron, pasi ka qenë ky i fundit që i kërkoi kryeministrit të tij të qëndrojë në detyrë “për hir të stabilitetit të vendit”.

Edhe vetë Attal deklaroi mbrëmë se do t’i dorëzonte dorëheqjen presidentit të Francës, ashtu siç e dëshiron tradita politike franceze dhe se është i gatshëm të vazhdojë të ushtrojë detyrën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ndërkohë në kampin e “Frontit të ri Popullor” festimet nuk kanë zgjatur as 24 orë, pasi aleanca e katër partive tashmë shfaqet e ndarë për emrin e kandidatit për kryeministër.

“Fronti” nën drejtimin e Jean-Luc Mélenchon ka mbledhur partitë si Franca e Pabindur, Komunistët, Socialistët dhe Ambientalistët, por tani secili duket se po shkon në rrugën e vet.

Siç raporton gazeta franceze Le Figaro, shumë anëtarë të koalicionit të majtë shprehin shqetësimin e tyre të fortë për Mélenchon, i cili teorikisht mund të jetë në zyrën e kryeministrit. Një kusht i domosdoshëm, qoftë gojarisht, qoftë me votë, është që të katër partitë të dalin me personin që do të ketë një mbështetje të gjerë dhe sigurisht që do të marrë “dritën jeshile” të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Clementine Otan, ish-deputetja e Francës së Pabindur, ishte e para që i dha jetë përçarjes. Ajo njoftoi se po largohej nga partia e Mélenchon dhe u bëri thirrje deputetëve të Frontit të Ri Popullor të takohen këtë mëngjes për t’i propozuar Emmanuel Macron një kryeministër “i cili nuk do të jetë Francois Hollande ose Jean-Luc Mélenchon“.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.