SPAK-u po vuan prej suksesit të vet…

Nga Eduard Zaloshnja Pavarsisht se disa përkrahës të zjarrtë të mazhorancës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë opozitarë si Berisha e Meta, apo disa përkrahës të zjarrtë të opozitës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë mazhoritarë si Rama e Veliaj, shumica dërrmuese e […]

Korrik 8, 2024 - 14:10
 0
SPAK-u po vuan prej suksesit të vet…

Nga Eduard Zaloshnja

Pavarsisht se disa përkrahës të zjarrtë të mazhorancës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë opozitarë si Berisha e Meta, apo disa përkrahës të zjarrtë të opozitës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë mazhoritarë si Rama e Veliaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtushëm japin një vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot. Sondazhe të shumta (ndër të cilat edhe Barometri rigoroz i CSDG, i drejtuar nga unë në terren), tregojnë se 65%-70% e banorëve të rritur anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e SPAK-ut.

Ky opinion pozitiv i përhapur gjerësisht për SPAK-un ndër shqiptarët e thjeshtë ka bërë që ata ti drejtohen dyrve të tij për çfarëdo çështje që i shqetëson. Madje në ndonjë rast, edhe me pasoja tragjike vetëvrasje!

Sado besim të ketë krijuar dhe sado efektiv mund të jetë treguar deri më sot SPAK-u, qytetërët e thjeshtë duhet ta kuptojnë se kjo strukturë e posaçme e drejtësisë ka një personel dhe juridiksion të kufizuar. Ajo nuk mund të merret me çdo çështje penale apo civile që shqetëson qytetarët e thjeshtë…

SPAK-u është një strukturë e posaçme që merret me korrupsionin në nivele të larta të politikës dhe me krimin e organizuar. Dhe në këtë fushë, ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme – ish kryeminstra, zv.kryeministra, ministra, kryebashkiakë, deputetë, kryekriminelë janë dërguar e po dërgohen drej burgut.

Për çështjet e tjera, qytetarët duhet t’i drjetohen prokurorive dhe gjykatave të qarqeve!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.