EMRI/ Po kryente punime në banesën e tij, dëmtohet rëndë qytetari në Pogradec

Një qytetar në Pogradec është dëmtuar rëndë, teksa kryente punime në banesën e tij private. Raportohet se ai është dëmtuar nga një xham

Korrik 8, 2024 - 14:55
 0
EMRI/ Po kryente punime në banesën e tij, dëmtohet rëndë qytetari në Pogradec

Një qytetar në Pogradec është dëmtuar rëndë, teksa kryente punime në banesën e tij private.

Raportohet se ai është dëmtuar nga një xham që i ka rënë në kraharor, duke i shkaktuar plagë

Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Pogradecit, shtetasi Renato Sehiti është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij  paraqitet e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.