Protesta, si opsion për mbijetesë politike

Nga Artur Ajazi Protesta e 11 Korrikut, do të rikonfirmojë edhe njëherë, rikthimin ose riciklimin politik të  ish-liderit të Partisë Demokratike. Ajo (protesta e 11 Korrikut) në fakt do të jetë një opsion tjetër shtesë, për të afirmuar mbijetesën politike të Berishës, dhe vetëm kaq. Asgjë nuk është e vërtetë nga ç’thuhet se “protesta do […]

Korrik 8, 2024 - 15:00
 0
Protesta, si opsion për mbijetesë politike

Nga Artur Ajazi

Protesta e 11 Korrikut, do të rikonfirmojë edhe njëherë, rikthimin ose riciklimin politik të  ish-liderit të Partisë Demokratike. Ajo (protesta e 11 Korrikut) në fakt do të jetë një opsion tjetër shtesë, për të afirmuar mbijetesën politike të Berishës, dhe vetëm kaq. Asgjë nuk është e vërtetë nga ç’thuhet se “protesta do të rrëzojë qeverisjen Rama” apo “ti tregojmë botës se jemi shumica”.

Asnjëherë në këto 12 vitet e fundit, Partia Demokratike, nuk ka vërtetuar me fakte se, protestat kanë qenë produkt i vlerësimit që baza e asaj partie i ka bërë thirrjes për tu mbledhur. Asnjëherë protestat e saj, nuk kanë qenë, as të mëdha, as të motivuara, dhe as reale. Ato janë bërë gjithmonë kur Berishës, i është dashur të mbledhë  ca qindra mbështetës për “ca probleme” që ai ka patur personalisht. Por duke u nisur nga ngjarjet  e ditëve të fundit, thirrja  e protestës në 11 Korrik, e bën edhe më emergjente  grumbullimin e sa më shumë mbështetësve të tij në bulevard.

Dhe kjo, jo për ti treguar Edi Ramës se “e sheh ç’forcë kam me vehte unë”, por për ti mbushur mëndjen fillimisht të vetëve  se, “ja sa vlej akoma unë Sali Berisha”. Në njëfarë mënyre kjo do të shihej edhe si opsioni i vetëm për mbijetesën  dhe vazhdimësinë  politike të ish-liderit. Dihet se “themelet” e emrit dhe figurës së tij janë  tronditur ndjeshëm muajt e fundit, kur ai gjendet në “arrest shtepie”, aq më tepër kur drejtimin e partisë po e bën përmes sms-ve, telefonatave, apo dhe mënyrave të tjera elektronike.

Në një kohë kur shpallen zgjedhjet e reja në Himarë, dhe data 4 Gusht nuk është larg, do të ishte mirë që PD-ja  e sotme e Berishës,  të mendonte  mirë për emrin e duhur që do të ishte përballë  Vangjel Tavos  atje. Një tjetër gabim apo idiotësi e dytë (duke kandiduar djalin e Belerit) do të ishte padyshim “groposja politike” e kësaj opozite. Por duket se për momentin, Berishës nuk i intereson shumë  Himara, kur dosja “Partizani”, apo dhe disa dosje të tjera , po kthehen në rrezik serioz për vazhdimësinë e tij politike.

Në fakt deri sot, Berisha as është rikthyer dhe as është rikonfirmuar si kryetar partie në PD. Kjo për faktin sepse edhe rikthimi i vulës së partisë, është akoma gjysmak, kur kemi parasysh faktin se, Lul Basha tha se “do ta ankimoj vendimin e gjyqsorit”. Protesta e 11 Korrikut, gjithsesi duket si një “lojë e dyfishtë”, nga ku Sali  Berisha përmes fjalimit të regjistruar elektronikisht, do të dërgojë mesazhet e tij të koduara  jo para mbështetësve, por para atyre që e konsiderojnë akoma atë “ish-lider” në PD.

Mosqetësia  dhe meraku i shtuar  për fatin e tij politik, apo dhe humbja e shpresës se, “një  ditë SHBA mund  ti heqë atij “non-gratën” për tu rehatuar edhe ca vite në postin e kryetarit të opozitës”, e detyruan ish-liderin historik, të thërrasë 11 Korrikun, për të bindur vehten se “arrita të mbijetoj politikisht edhe pse jam majë ballkonit si i burgosur politik nga Edi Rama”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.